Kryesore Basha, thirrje për protestën: Të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit

Basha, thirrje për protestën: Të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Facebook ka ftuar qytetarët që nesër t’i bashkohen protestës kombëtare në Tiranë.

Ftesa që Basha iu bën shqiptarëve është bashkimi në protestë për të rrëzuar qeverinë Rama. Thirrjen shefi i selisë blu e ka shoqëruar me një video.

“Nesër me 8 korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkruan Basha.