Politika Basha tregon hobin e veçantë që nuk e ushtron më që nga...

Basha tregon hobin e veçantë që nuk e ushtron më që nga viti 2005

Lulzim Basha ka treguar për herë të parë hobin e tij.

Në një intervistë për “Zjarr tv”, Basha tregoi se ai është i apasionuar pas fotografive.

Por ajo që tingëllon çuditshëm në këtë hobi të Bashës, është se ai pëlqen fotot me aparatët e vjetër dhe jo ata dixhital.

Kreu i PD, Basha tregoi se këtë hobi të tij mjaft të veçantë ai nuk e ushtron më që prej vitit 2005 për shkak të kohës që i tepron.

“Kam disa hobi. Por problemi është këtu, që hobi është një gjë që edhe të pëlqen edhe e bën rregullisht. Por unë nuk kam pasur shumë kohë. Dhe ajo pak kohë që më tepron ia kushtoj fëmijëve. Unë për shembull kam pasur hobi bërjen e fotografive. Por kam pasur hobi që të bëj foto me ato aparatet e vjetra dhe jo këto dixhitale. Hera e fundit që e kam ushtruar këtë hobi mund të ketë qenë deri në vitin 2005 ose 2004”,- tha Basha.