Opozita Basha zbret në Gjirokastër, për herë të parë me Dash Alikon në...

Basha zbret në Gjirokastër, për herë të parë me Dash Alikon në krah

Nga Gjirokastra, kreu demokrat Basha bëri thirrje për mobilizim në funksion të ndryshimit të fateve të vendit.

“Nuk do t’iu lëmë kështu. Të punojmë të gjithë bashkë që të rikthejmë ekonominë dhe mirëqenien. Me uljen e çmimin të karburantit dhe energjisë, ne besojmë se ekonomia do të marrë impulse shumë pozitive. Investimet do t’ua kthejmë, sepse juve ju duhet një shtet që iu shtrin dorën, jo t’iu vë këmbën”, iu drejtua Basha qytetarëve e tregtarëve që takoi në qytetin e gurtë të jugut.

Ai u shoqërua në ecejaken e tij për herë të parë me kreun e ri e të diskutueshëm të PD-së lokale, ish-kreun e komunës në Lazarat në epokën e kanabisit, Dash Aliko.