Politika Basha zbulon arsyen pse iu fut politikës

Basha zbulon arsyen pse iu fut politikës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon turin e bashkëbisedimit me të rinjtë. Stacioni i radhës ka qenë qyteti i Shkodrës. Në një takim me të rinjtë e qarkut, Basha deklaroi se ekonomia shqiptare po njeh ditët e saj më të këqija. Për Bashën një nga problemet më të mëdha që ka sot vendi është, emigracionin i të rinjve. Gjithashtu Basha ka treguar edhe arsyen e tij se pse vendosi që t’i futej politikës. Ai tha se lufta ndaj padrejtësisë ishte lajtmotivi i tij.

“Të flasësh për veten nuk është kurrë e lehtë. Por ka politikanë që nuk e kanë problem të flasin për veten. Ajo që më ka motivuar që të futet në politikë eshte lufta kundëe padrejtësië. Me një vështrim kritik disa të tjerë do flasin për pikat e mia të forta.

Arsyeja që jam, futur unë në politikë ka qenë padrejtësia. Në 2008 një pjesë të kohës punoja në Holandë dhe një pjesë në Kosovë. E dija se nuk do të jetoja dot me veten time që mos të bëja diçka kundër padrejtësisë. Ai mbetet lajtmotivi im. Nëse ka prioritet sot Shqipëria, është që t’i japë fund padrejtësisë”, tha Basha.