Kryesore Basha zbulon bisedën me Metën: Jemi bashkë në këtë betejë

Basha zbulon bisedën me Metën: Jemi bashkë në këtë betejë

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka zbardhur detaje rreth takimit të tij 40 minutësh me Presidentin Ilir Meta, gjatë mëngjesit të sotëm.

Pas takimit me aleatët, Basha deklaroi se me Metën ka diskutuar për 13 tetorin, si datë të zgjedhjeve vendore, zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre presidenciale.

Ai tha se opozita e bashkuar vlerëson shqetësimin e Presidentit dhe bashkohet në betejën për shqiptarët.

“Padyshim që takimi me Metën lidhet me 13 tetorin. Ai mendon se kjo është mundësi për daljen nga kriza. Vlerësoj maksimalisht shqetësimin e Metës dhe i bëra të qartë se opozita e bashkuar janë në këtë betejë për shqiptarët.

Nuk duhet të jemi në betejë për Imer Lalët e shokët e tij, por opozita e gatshme për çdo hap për t’i garantuar shqiptarëve të drejtën e votës, që është dhunuar. Rama nuk i rezistoi dot tubimit për të vjedhur dhe në një proces ku garonte i vetëm. Të ofrojmë një qeveri që i shërben njerëzve”, tha Basha.

Pas takimit me Presidentin, kreu i PD-së zhvilloi një takim edhe me aleatët e tij.

“Një nga mëkatet më të mëdha, një nga fajet më të mëdha të kësaj bande që na qeveris është që ia ka dalë ta vjedhë dhe ta grabisë qytetarin e thjeshtë dhe ta zhysë ekonominë në ditën më të zezë në këto dy dekada”, tha Basha pas takimit me aleatët.