Politika Basha zotohet se do të anëtarësojë Shqipërinë me të drejta të plota...

Basha zotohet se do të anëtarësojë Shqipërinë me të drejta të plota në BE

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi sot programin për Integrimin, ku u zotua se nëse merr pushtetin do të anëtarësojë Shqipërinë me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

“Për Partinë Demokratike rruga evropiane dhe euroatlantike e Shqipërisë është e pakthyeshme dhe e patjetërsueshme”, u shpreh kryedemokrati.

Ai premtoi se zbatimi do të jetë fjala kyçe e reformave të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Gjithashtu, kryedemokrati tha se në vjen në pushtet, do të angazhohet që brenda 6 muajve të parë të bëjë realitet konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE.

“Do të mbrojmë votën nga çdo përpjekje kriminale për deformimin e saj. Partia Demokratike dhe unë angazhohemi të mbajmë duart larg nga sistemi i ri i drejtësisë”, u shpreh më tej kryedemokrati.

Basha u ndal edhe tek PPP-të, për të cilat premtoi se do të merren në shqyrtim procedurat korruptive.

“Skemat e pastrimit të parave do të goditen”, përfundoi ai.