Extra Bashkëjetojnë dhe kanë fëmijë, por Shakira thotë se s’do të martohet kurrë...

Bashkëjetojnë dhe kanë fëmijë, por Shakira thotë se s’do të martohet kurrë me Pique

Këngëtarja Shakira dhe futbollisti Gerard Pique janë një ndër çiftet më të njohur e të komentuar të showbiz-it, të cilët janë bashkë që prej vitit 2011.

Ata bashkëjetojnë dhe janë prindër të dy djemve, ndërsa në postimet e tyre në rrjete sociale kanë treguar vazhdimisht se janë një familje tepër e lumtur.

Mirëpo, Shakira dhe Pique nuk janë kurorëzuar me martesë dhe këngëtarja as që ka ndërmend ta bëjë diçka të tillë.

Kjo për arsye se i frikësohet martesës dhe idesë që do të jetë “bashkëshortja” e tij.

“Martesa më tremb shumë. Nuk dua të më shikojë si grua. Preferoj të më shikoj si e vajza e tij, si e dashura. Pak a shumë si ‘fruti i ndaluar’”, rrëfeu këngëtarja gjatë një interviste.

Gjithashtu, ajo rikujtoi fillimet e saj me futbollistin dhe përshtypjen e parë, pasi nuk e njihte se kush ishte ai.

“Unë nuk kam qenë ndonjëherë tifoze futbolli dhe nuk e dija se kush ishte Pique. Por kur e pashë në video mendova: “Qenka shumë i bukur”. Më vonë dikush na prezantoi”, ka treguar Shakira.