Kuriozitete Bashkëshortët më të moshuar në botë: Ja sekreti edhe i një dashurie...

Bashkëshortët më të moshuar në botë: Ja sekreti edhe i një dashurie jetëgjatë

John dhe Charlotte Henderson, bashkëshortë nga Teksasi që u martuan në vitin 1939, kanë hynë në Librin e Rekordeve Guinness si çifti bashkëshortor më i vjetër në botë.

Ata  do të festojnë përvjetorin e 80-të të martesës në dhjetor. Raporti i tyre bashkëshortor u ngjiz më 15 dhjetor 1939, gjatë Depresionit të Madh, pesë vjet pasi u takuan për herë të parë.

Ata u njohën ndërsa ishin studentë në Universitetin e Teksasit. John ishte një yll rugby-je e Charlotte studionte për t’u bërë mësuese.

Pas dasmës, ata shkuan në muaj mjaltit, duke paguar vetëm shtatë dollarë për hotelin.

John sot është 106 vjeç dhe Charlotte 105.

Duke biseduar me reporterët, ata zbuluan gjithashtu sekretin e kësaj dashurie jetëgjatë, brenda një jetëgjatësie të pazakontë: jetojnë në mënyrë modeste dhe janë gjithmonë jashtëzakonisht “të përzemërta ndaj njëri-tjetrit”.

Të dy thonë madje se janë akoma mjaft të shëndetshëm.

Të dy thanë që aktiviteti fizik ishte çelësi i jetëgjatësisë së tyre. John ende ecën gati pesë milje në ditë dhe heq peshën e tepërt me fitnes.

“Asnjëherë mos e teproni; hani mirë, flini mirë dhe ushtrohuni rregullisht”, këshillon John.