Extra Bashkëshorti iu shpall në kërkim, Suada Sherifi flet për herë të parë

Bashkëshorti iu shpall në kërkim, Suada Sherifi flet për herë të parë

Bukuroshja shqiptare Suada Sherifi në një mënyrë apo në tjetrën u bë pjesë e ngjarjes së shumëpërfolur në ish-Bllok, më 4 tetor 2018, ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Pak kohë pas ngjarjes në fjalë, kur mediat njoftuan se ishte shpallur në kërkim bashkëshorti i Suadës, Eldi Dizdari, si i implikuar, ajo u zhduk për rreth 2 muaj nga rrjeti social Instagram, ndërkohë së fundmi ka vendosur të thyejë heshtjen.

E ftuar në emisionin “Thumb”, i drejtuar nga Fatma dhe Aulona, Sherifi u shpreh se është penduar që e ka bërë publike lidhjen me partnerin e saj: “Sa gabim kam bërë që e kam bërë publik. Ai ishte thjesht një kalimtar në rrugë kur ndodhi një ngjarje shumë e rëndë dhe ai vetëm se ishte bashkëshorti im mori ngjyra të tjera. Unë u ndjeva keq sepse në çdo gjë që përflitej ai ishte bashkëshorti im!”

Gjatë bisedës në studion e Thumb Suada foli edhe për marrëdhënien me vajzën dhe vjehrrën, të cilin e konsideron një mbështetje të jashtëzakonshme.

Ajo foli gjithashtu edhe për ndërhyrjet estetike, për të cilat është gjithnjë pro.