Aktualitet Bashkia: Shkon në mbi 20 numri i ndërtimeve pa leje të prishura

Bashkia: Shkon në mbi 20 numri i ndërtimeve pa leje të prishura

Shpërndaje

Sipas Bashkisë së Tiranës, numri i objekteve pa leje që janë prishur në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana për t’i hapur rrugë projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe ka shkuar në mbi 20, ndërkohë që priten të prishen edhe mbi 10 objekte të tjera.

Vetëm gjatë ditës së sotme, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës, ka prishur 4 ndërtime të tjera pa leje, ndërsa më pas ka bërë edhe zhvendosjen e mbetjeve inerte.

Edhe prishjet e sotme janë bërë me mirëkuptimin e poseduesve të tyre, të cilët kanë bërë zhvendosjen e orendive dhe pajisjeve eletroshtëpiake, për t’i krijuar më pas mundësi makinerive të IMT-së që të vazhdojnë me shembjen e objektit.