Sport Bashkim Fino shpall zyrtarisht kandidaturën për kreun e FSHF

Bashkim Fino shpall zyrtarisht kandidaturën për kreun e FSHF

Bashkim Fino është zyrtarisht kandidati i dytë për kreun e FSHF-së në zgjedhjet e 7 shkurtit. Deputeti i Partisë Socialiste është ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, ku ka konfirmuar se do të jetë rivali i Dukës.

“Ka kohë që shumë dashamirës të sportit më kanë kërkuar që të jem pjesë e sportit. Besoj se e njoh mirë futbollin, mbase vetëm punën e futbollit nuk e njoh dot. Kjo është koha për t’i dhënë një imazh të ri futbollit tonë dhe për t’i dhënë një tjetër dimension. Kënaqësia ime do të ishte që të kishte edhe kandidatë të tjerë. Unë kam paraqitur një plan, por koha është shumë e reduktuar. Për të bërë një fushatë për president, mbase do të ishte mirë që të bëhej një Asamnle, kur të lihej një datë tjetër. Të gjithë kandidatët duhet të kishin një kohë të barabartë, për të bërë një fushatë korrekte për të mirën e futbollit. Fakti që bëhet në këtë mënyrë, i bie që avantazhi i presidentit aktual, bën të mundur që unë të jem në një raport jo të favorshëm”.