Sport Bashkimi i “MSN”, fotoja e “tridentit” të frikshëm bën xhiron e botës

Bashkimi i “MSN”, fotoja e “tridentit” të frikshëm bën xhiron e botës

Fotoja që të gjithë prisnin u realizua. Pas një kohe të gjatë, MSN u rikthye përsëri në një festë (ceremoni) të Luis Suárez dhe gruas së tij. Mbrëmja gala, e cila zhvillohej në Punta del Este të Uruguait, kishte të ftuar të famshëm dhe miq afër sulmuesit. Neymar, i cili ishte një nga të ftuarit e parë që mbërriti, përdori celularin e tij dhe bëri një “selfie” me ish-partnerët e tij, me të cilët preku qiellin te Barcelona dhe formoi “tridentin” më të rrezikshëm të dekadës së fundit.

Brenda thashethemeve për një rikthim të mundshëm në “Camp Nou”, Neymar forcon sigurinë që të gjithë kishin për miqësinë e madhe që tre lojtarët krijuan. PSG dhe Barcelona janë kualifikuar në 16-she të këtij kompeticioni. Nëse të dyja ekipet e kalojnë këtë fazë, fati mund t’i përballë në çerekfinale. Neymar ishte krijuesi i atij rezultati historik (6-1) në “Camp Nou”, moment në të cilin braziliani i tregoi botës se mund ta marrë përdore një skuadër si Barcelona. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë verën e ardhshme, por të gjithë e kanë të qartë se çfarë “tridenti” formuan Messi, Neymar dhe Suarez. Me të vërtetë, një treshe e pakrahasueshme sulmuese.