Politika Bashkitë demokrate mbyllin dyert; E gjithë administrata në protestë

Bashkitë demokrate mbyllin dyert; E gjithë administrata në protestë

Bashkia e Klosit sot është e mbyllur.

Qytetarët që i janë drejtuar zyrave të administratës së udhëhequr nga një kryetar i Partisë Demokratike nuk kanë zgjidhur dot asnjë problem.

As Kryetari Basir Çupa nuk ishte sot në zyrë për t’u shërbyer mbi 20 mijë banoreve të kësaj bashkie.

Edhe në bashkinë tjetër të Matit, në Burrel e cila ka po një kryetar të Partisë Demokratike sot administrata nuk ka punuar dhe e gjitha raportohet se ka dalë në protestë.

Po ashtu edhe në bashkitë e tjera demokrate.