Politika Bashkitë pa kryetar, Presidenti nis procedurat për zgjedhje të parakohshme

Bashkitë pa kryetar, Presidenti nis procedurat për zgjedhje të parakohshme

Presidenti Ilir Meta tha se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë kryer shkelje të rënda profesionale dhe etike gjatë shqyrtimit të kërkesës së shoqatës së bashkive për zgjedhjet vendore të 2019.

Në një deklaratë për mediat, kreu i shtetit u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kërkesën e shoqatës së bashkive duke shpallur mos kompetencën e la pa zgjidhje përfundimtare këtë çështje.

Sipas Metës, gjykata nuk pati vullnet ta zgjidhte këtë çështje përmes juridiksioni kushtetues, por ia la juridiksionit politike.

Sakaq, Meta theksoi se ka nisur procedurat për t’i dhënë zgjidhje qeverisjes vendore në bashkitë pa kryetarë.

“Duke konstatuar disa bashki nuk po funksionojnë siç duhet, ju bëj me dije se kam filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate. Kam kërkuar informacion për faktin se kush janë ato bashki në të cilat gjatë kësaj periudhe, sipas informacionit dhe vlerësimit, kryetarëve të bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme”, tha Meta.