Politika Baton Haxhiu: Gent Cakën ia prezantova Vali Bizhgës; Rama nuk më dëgjon

Baton Haxhiu: Gent Cakën ia prezantova Vali Bizhgës; Rama nuk më dëgjon

Analisti Baton Haxhiu ka treguar se Gent Cakën ia ka prezantuar fillimisht Vali Bizhgës, shefes së kabinetit të kryeministrit Rama, për të kryer një praktikë pune.

Sipas tij, më pas zgjuarsia e Cakës u pikas nga Rama, i cili bëri fillimisht këshilltarë të tij, zv/ministër të Jashtëm dhe së fundi e propozoi për Ministër të Jashtëm.

“Realisht unë Cakën e kam prezantuar te Vali Bizhga për të kryer një model të praktikes brenda institucionit shqiptar. Është një prej shqiptarëve më të zgjuar që kam takuar. Pas atij takimi, përcaktimi i Ramës dhe karrierës së tij ishte e Gentit. Ata që e njohin Ramën, e dinë se ai nuk dëgjon njeri“, deklaroi Haxhiu.

Cakaj iu refuzua nga Presidenti Meta për postim e Ministrit të Jashtëm, rol i cili do të mbahet nga vetë kreu i ekzekutivit.