Kryesore Baton Haxhiu: Njëra nga PD-LSI do shuhet, në Shqipëri do krijohet “Vetëvendosja”!

Baton Haxhiu: Njëra nga PD-LSI do shuhet, në Shqipëri do krijohet “Vetëvendosja”!

Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në Open, teksa fliste për djegien e mandateve të deputetëve të opozitës.

Haxhiu ka thënë në në Shqipëri do të vijë partia Vetëvendosje, ndërkohë që PD dhe LSI do të zbehen pasi djegia e mandateve të tyre ishte pa plan dhe pa ide.

“Djegia e mandateve ana e PD është pa plan, pa ide. Dhe partitë që veprojnë kështu ikin për lesh.

Dalja jashtë politike krijon kushtet që muajt e ardhshëm të formohet një parti e re se kështu janë kushtet.

Njerëzit duan diçka të re.

Dhe po e them që këtu do krijohet partia Vetëvendosje.

Ata janë prej kohësh, por tashmë do vijnë dhe kanë shumë njerëz.

Me këtë një nga partitë do zbehet tjetra do zhduket”, u shpreh Baton Haxhiu, ndërkohë që Eni Vasili mbeti e habitur.

“Na duhet të marrim veten nga kjo që the”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, kujtojmë se pak javë më parë, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ishte në Tiranë, në një takim me studentët.

Kurti u takua dhe me presidentin Ilir Meta dhe ish-ministrin Ditmir Bushati.