Politika Baton Haxhiu përplaset me Metën: Presidenti nuk prodhon më ide

Baton Haxhiu përplaset me Metën: Presidenti nuk prodhon më ide

Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, të hënën në darkë, reagoi në lidhje me përgjigjen e kthyer nga presidenti Meta përmes emisionit “Opinion”, duke u shprehur se qetësia e Presidentit është iracionale dhe nuk prodhon më ide.

Batoni deklaroi se për nga mënyra se si shprehet në qetësinë e tij, duket se do të thotë se Presidenti nuk ka bërë asnjë gabim dhe nuk ka shkelur Kushtetutën.

Sipas tij, është pikërisht kjo qetësi iracionale që përfundon në ato që thotë se ka njohur dikur një Baton.

Nuk e fsheh miqësinë me Metën, por dua të konstatoj se brenda kështjellës së tij nuk ka më imagjinatë dhe është i strukur në një hapësirë që nuk prodhon më ide“,- tha ai.

Baton Haxhiu edhe presidenti Meta dikur kanë qenë miq, por siç duket ndarjet e tyre janë thelluar prej kohësh, duke arritur kulmin pas mosdekretimit të Gent Cakës për ministër të Jashtëm.

Kujtojmë letrën e hapur që gazetari Haxhiu i dërgoi Presidentit që të mos refuzonte dekretimin e Cakës dhe përgjigjen e Metës përmes emisionit “Opinion”, kur u shpreh se Baton Haxhiu që njihte dikur nuk ekziston më.