Politika Baton Haxhiu: Prapaskenat e vizitave të shpeshta të Ramës në Stamboll dhe...

Baton Haxhiu: Prapaskenat e vizitave të shpeshta të Ramës në Stamboll dhe Athinë

Gazetari Baton Haxhiu e shikon ndryshe vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Turqi. I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Haxhiu ka thënë se vizitat e shpeshta në Athinë dhe Stamboll janë për të pajtuar dy vendet, Turqinë dhe Greqinë.

Sipas Haxhiut është një përpjekje e një shteti të vogël për të pajtuar dy shtete të mëdha.

“Unë e kam një bindje që një marrëdhënie e tillë e shpejtë, e shpeshtë e rrugës Stamboll-Athinë do të sjell një raporti diplomatik të Shqipërisë që nuk është parë kurrë. Unë mendoj se do jetë është një përpjekje e një shtetit të vogël për të pajtuar dy shtetet të mëdha”, tha ai.

Më tej gazetari u shpreh se kjo përpjekje diplomatike do të ketë një fund të kënaqshëm.

“Nuk di detaje, por megjithatë është një prej përpjekjeve më të rëndësishme diplomatike dhe politike dhe mendoj se do e kenë një fund”, tha Haxhiu.