Politika Baton Haxhiu: Rama fiton dhe mandatin e tretë, Basha vjen në pushtet...

Baton Haxhiu: Rama fiton dhe mandatin e tretë, Basha vjen në pushtet vetëm nëse…

“A po luan Rama për mandatin e katërt?”, kjo është pyetja që iu bë të ftuarve të sotëm në emisionin “Zonë e Lirë”. Kësaj pyetje Baton Haxhiu është përgjigjur me jo, por shtoi se kreu aktual i qeverisë do marrë dhe mandatin e tretë.

“Mbas këtyre zgjedhjeve do të ketë një lider të ri. Këto zgjedhje janë të kryera i merr Rama, por them për 2025. Prova e parë është tek zgjedhjet bashkiake, mendoj se nuk do ketë mandat të rregullt”, tha fillimisht Haxhiu.

Më tej ai tha se Rama do e mbyllë karrierën me tre mandate dhe nuk do kandidojë më. “E para e pa punës Rama do e përfundojë nuk do kërkojë mandat të katërt”, shtoi ai.

Haxhiu vijoi analizën e tij dhe tha se në Shqipëri duhet një lider i ri dhe ai shpreson se pas vitit 2025 Shqipëria do e ketë një të tillë.

“Elektorati është përforcuar shumë në qendër dhe duhet një lider i ri dhe po e kërkojnë një lider të ri”, u shpreh gazetari.

Në fund për kreun e PD, lulzim Bashën tha se mund të vijë në pushtet vetëm nëse është në qeveri me Ramën.

“E vetmja mundësi që Luli (Lulzim Basha) që të vijë në pushtet është që ai të vijë në pushtet vetëm me Edi Ramën. Unë mendoj se Shqipërisë i duhet një koalicion i madh”, tha Baton Haxhiu.