Politika Batuta e Merkel kur Rama e ftoi që në të ardhmen të...

Batuta e Merkel kur Rama e ftoi që në të ardhmen të vijë për detin dhe humorin e Ballkanit

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me Angela Merkel, tha se kancelarja gjermane do të jetë një nga ato figura që pavarësisht se kush do e zëvendësojë do i mungojë rajonit.

Në një moment kryeministri e fton të rikthehet në të ardhmen që ta njohë më mirë Ballkanin.

“Dhe shpresoj të ketë kohën të kthehet në Ballkan të kthehet në Shqipëri për të lexuar më nga afër realitetin tonë, në një farë mënyrë për të gjithë ato vite ngarkese dhe pune për t’u shpërblyer me detin me diellin me natyrën edhe me humorin e Ballkanit që të paktën në këtë fushë është shumë përpara Bashkimit Europian”, tha kryeministri.

Ndërsa Merkel i dha një përgjigje në stilin e saj.

“Për humorin do duhej të thelloheshim disi më shumë, kurse për diellin jam dakord”, ia ktheu Merkel.

“Zemra ime rreh për këtë rajon, edhe pse nuk do kem të njëjtën detyrë. Ndoshta do të më nxisë dielli të vij të shoh zhvillimin e këtyre vendeve”, tha më tej Merkel.