Politika BATUTAT/ “Ngjan shumë i ashpër nga larg, por qenke shumë i butë”,...

BATUTAT/ “Ngjan shumë i ashpër nga larg, por qenke shumë i butë”, ja si përgjigjet Rama

Gjatë takimit të përjavshëm me qytetarët që kanë gjetur zgjidhje nga platforma e bashkëqeverisjes, nuk kanë munguar mes tyre dhe kryeministrit Rama.

Qytetari që kishte marrë zgjidhje nga platforma i tha Ramës se nga mediat duket shumë i ashpër, por gjatë takimit përballë i është dukur sikur po takonte një mik të vjetër.

“Nga larg ngjan shumë i ashpër, por sot nga afër m’u duke si një shoku im i vjetër, që keni marrëdhanie me mu”, tha qytetari.

Por në përgjigje, Edi Rama ka thënë se nuk është aq i butë sa duket, por nuk është dhe aq i egër.

“Më vjen keq që dukem aq i ashpër nga larg, por dhe kaq i butë sa t’u duka sot ty nuk jam.

Tjetër gjë është kur e them unë që dukem i ashpër nga larg dhe tjetër kur e tregon dikush nga që vjen nga Lezha, dhe lerë pastaj kur e thotë dikush që je më butë seç dukesh”, tha kryeministri Rama duke qeshur.