Sport Bayern bën… stërvitje online, Hansi Flick bind dhe rinovon deri në vitin...

Bayern bën… stërvitje online, Hansi Flick bind dhe rinovon deri në vitin 2023

Këtë ditë izolimi që po kalon gjithë bota po nxjerrin në pah edhe kreativitetin e njerëzve. Skuadra gjermane e Bayern Munich ka zgjedhur një mënyrë mjaft interesante për të zhvilluar stërvitjen në grup. Lojtarët e skuadrës kanë janë grumbulluar online së bashku me përgatitësin atletik ku kanë marrë udhëzimet se si të ruajnë formën sportive gjatë këtyre ditëve.

Një mënyrë interesante kjo që skuadra të qëndrojë e bashkuar në këtë periudhë ku të gjithë janë të vetë izoluar. Deri më tani sezoni i bavarezëve ka qenë pozitiv pasi ndodhet në vendin e parë të kampionatit gjerman dhe është një pretendent për të triumfuar edhe në ligën e kampionëve.

Gjithashtu kampionët në fuqi të Bundesligës konfirmuan në stolin e skuadrës edhe trajnerin Hansi Flick, i cili ka firmosur një kontratë deri në vitin 2023. Me sa duket puna e teknikut I ka bindur drejtuesit bavarezë.