Sport Bayerni kërcënon kombëtaren gjermane: Nëse Neuer nuk luan, nuk do të dërgojmë...

Bayerni kërcënon kombëtaren gjermane: Nëse Neuer nuk luan, nuk do të dërgojmë më asnjë lojtar

Bayerni i Mynihut kërcënon me bojkot përfaqësuesen e Gjermanisë nëse trajneri Joachim Low i heq statusin e numrit 1 të portës portierit Manuel Neuerit.

Gardiani i kampionëve të Gjermanisë dhe rivali i tij në kombëtare, Marc-Andre ter Stegen, aktualisht pjesë e Barcelonës, janë përfshirë në një luftë deklaratash kohët e fundit për rolin e titullarit te “Panzerat”.

Pjesë e debatit u bë edhe presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, duke kërcënuar se nuk do t’i lejojë lojtarët e tij të bashkohen me ekipin kombëtar nëse Joachim Low vendos të zëvendësojë Neuerin me Ter Stegenin.

“Nëse kjo ndodh, ne nuk do të dërgojmë më lojtarë në kombëtare”, – tha presidenti i Bayernit për “Sport Bild” pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezdas.

“Asnjëherë nuk do të pranojmë që këtu do të ketë një ndryshim,” – shtoi ai.

Sidoqoftë, presidenti bavarez ka hedhur poshtë mundësinë për të zhvilluar një bisedë me Low në të ardhmen për këtë çështje: “Ai tashmë do t’i dëgjojë ato që ne kemi thënë, veshët e tij do të kumbojnë”.

Portieri i Barcelonës, ​​Ter Stegen, beson se ai duhet të luajë titullar te Gjermania dhe pretendon se njerëzit nuk mund të presin që ai të jetë “i lumtur” si zëvendësues.

Hoeness kohët e fundit reagoi ashpër rreth situatës, duke mbështetur portierin e Bayernit e duke pretenduar se Ter Stegen “nuk ka të drejtë të jetë numri 1 i portës së Gjermanisë”.

Bojkoti i mundshëm i Bayernit do t’i shkaktonte dhimbje koke trajnerit Low, i cili është mbështetur te emra të tillë si Serge Gnabry, Niklas Sule dhe Joshua Kimmich.

Low “ka ngelur në klasë” më parë disa nga “yjet” më të mëdhenj të Bayernit si Jerome Boateng, Thomas Muller dhe Mats Hummels, i cili tani luan për rivalët Borussia Dortmund.

Ndërkohë që ka ardhur edhe përgjigjja e Oliver Bierhoff, drejtues i kombëtares gjermane. “Nuk na frikëson, sepse klubet janë të detyruara ti lënë të lirë lojtarët për kombëtaret sipas statutit të FIFA-s”, tha Oliver Bierhoff.