Bota BBC: Alarm për mungesë barnash pas Brexit

BBC: Alarm për mungesë barnash pas Brexit

Me anë të një reportazhi special, BBC tregon se për shkak të paqartësive ndaj Brexit dhe për shkak të stoqeve që po krijohen përballë frikës nga vështirësitë në importimin e produkteve të huaja në rast të divorcit traumatik pa marrëveshje nga BE-ja, në Britaninë e Madhe po rritet alarmi për mungesën e disa barnave, që po fillojnë të pakësohen në shumë spitale dhe farmaci.

Denoncimi vjen nga krerët e strukturave të ndryshme të NHS-së, sistemi kombëtar britanik i shëndetësisë, të cilët flasin për arsye të ndryshme që qëndrojnë pas kësaj situate duke shkaktuar një mungesë të disponueshmërisë të disa barnave dhe presionin mbi çmimet nga furnizuesit.

Në gjashtë javët e fundit problemet janë pasqyruar në rreth 160 produkte të ndryshme farmaceutike.

Megjithatë, Ministria britanike e Shëndetësisë ka theksuar se kjo është ende një përqindje minimale e produkteve duke mohuar kështu se ekziston prova e një lidhjeje me Brexit.