Bota BBC do të mbyllë 450 vende pune

BBC do të mbyllë 450 vende pune

BBC ka njoftuar se do të shkurtojë 450 vende pune në sektorin e lajmeve me synimin për të reduktuar shpenzimet.

Kompania synon që të kursejë 80 milionë Paund deri në vitin 2022. Drejtori i lajmeve të BBC, Fran Unsworth, thotë se BBC duhet të përshtatet me ndryshimin e audiencës.

“5-10 vitet e ardhshme, BBC News duhet të riformatohet, në një mënyrë që të kursejë shuma të konsiderueshme parash. Po shpenzojmë shumë në transmetimin tradicional dhe jo aq sa duhet në atë dixhital”, u shpreh ai.

Departamenti i lajmeve të BBC numëron aktualisht 6 mijë të punësuar, duke përfshirë edhe 1700 korrespondentë jashtë Britanisë së Madhe. Disa prej emisioneve të njohura të BBC do të mbyllen.