Kryesore BE do të organizojë konferencë donatorësh për Shqipërinë

BE do të organizojë konferencë donatorësh për Shqipërinë

Bashkimi Europian do të organizojë një konferencë donatorësh për të mbledhur fonde për Shqipërinë në përballimin e dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit.

Në mbledhjen e së enjtes, Këshilli i Europës ka pranuar propozimin e Komisionit Europian për të ndihmuar vendin tonë.

“Bashkimi Evropian solidarizohet me Shqipërinë pas tërmetit të fundit. Këshilli Evropian mirëpret njoftimin e Komisionit për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë donatorësh”, thuhet në pikën e fundit të mbledhjes së Këshillit të Europës që u miratua një ditë më parë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, e cila bëri me dije se konferenca e donatërove për të ndihmuar Shqipërinë do të organizohet në Tiranë në Janar 2020.

Ideja për një konferencë donatorësh për të ndihmuar vendin tonë u parashtrua fillimisht nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe që më pas u propozua zyrtarisht edhe nga Komisioni Europian.

Disa ditë më parë, KE dhuroi 15 milionë Euro si ndihmesa e parë për përballimin e dëmeve.

Nga tërmeti i 26 Nëntorit që goditi rajonet e Tiranës dhe Durrësit humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 900 të tjerë, ndërkohë që shumë ndërtesa u shkatërruan.