Bota BE-ja e cilëson Gjibraltarin si koloni britanike, Londra irritohet

BE-ja e cilëson Gjibraltarin si koloni britanike, Londra irritohet

Qeveria britanike e cilësoi si krejtësisht të papranueshme referimin ndaj Gjibraltarit si një koloni e Britanisë së Madhe në një dokument të publikuar sot nga Këshilli Europian.

Kjo reference shfaqej në një shënim në fund të një faqe në këtë dokument, që propozon të përjashtohen nga vizat britanikët që dëshirojnë të hyjnë në hapësirën Shengen pas Brexit për një periudhë të shkurtër (deri në 90 ditë).

“Gjibraltari është një koloni e kurorës britanike”, njofton dokumenti i Këshillit Europian.

“Është krejtësisht e papranueshme të përshkruash Gjibraltarin në këtë mënyrë”, reagoi zëdhënësi i kryeministres Thersa May para gazetarëve.

“Gjibraltari është pjesë e familjes britanike dhe kjo nuk ndryshon nga fakti i daljes tonë nga BE-ja”, shtoi ai.

Ky territori prej 6,8 kilometra katrorë, në ekstremin jugor të Gadishullit Iberik, iu dorëzua nga Madridi në vitin 1713 kurorës britanike, por Spanja pretendon prej shumë kohësh sovranitetin në këtë territor.