Kryesore BE njeh certifikatat e vaksinimit të Shqipërisë

BE njeh certifikatat e vaksinimit të Shqipërisë

Bashkimi Europian njeh certifikatat që lëshon Shqipëria për personat e vaksinuar.

Ditën e sotme hyn në fuqi vendimi që lidh Shqipërinë me sistemin e e BE dhe certifikatat e Covid që lëshon do të pranohen njësoj si Certifikatat Dixhitale të BE-së për Covid.

Vendeve të tjera që iu njihet nga sot certifikata janë Andorra, Ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku dhe Panamaja.

Në një njoftim nga Komisioni Europian thuhet se këto vende kanë rënë dakord që të pranojnë Certifikatën Dixhitale të BE-së për udhëtime nga Bashkimi Europian dhe vende të tjera.

Pasaporta e vaksinimit është e vlefshme për të gjitha vaksinat e njohura nga Agjencia Europiane e Barnave. Në Shqipëri miratimin e EMA-s e kanë dy vaksina ajo e AstraZeneca-s dhe Pfizer.