Kryesore “BE po luan me zjarrin në Ballkan: Kush do t’i ndalojë shqiptarët...

“BE po luan me zjarrin në Ballkan: Kush do t’i ndalojë shqiptarët pastaj?”

Eksperti për çështjet e Ballkanit, Michael Brand, akuzon Bashkimin Europian për “papërgjegjshmëri”, lidhur me diskutimet mbi ndryshimet e kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Sipas politikanit gjerman kristian-demokrat, kjo qasje rrezikon stabilitetin e rajonit më gjerë.

Ai tha në një intervistë për RBB-Inforadio, se Brukseli duhet ta bëjë të qartë se nuk shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës.

Në këtë kontekst ai vlerësoi qëndrimin e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila kundërshton ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, në kontrast të dukshëm me vendet e tjera europiane, të cilat nuk përjashtojnë një zgjidhje të tillë mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Fakti që shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini flet për ndryshim kufijsh, do të thotë se ajo po luan me zjarrin”, thotë Michael Brandt, duke drejtuar në të njëjtën kohë një paralajmërim të qartë:

“Kushdo që nuk reagon ndaj ndryshimeve të kufijve do të jetë bashkë-përgjegjës nëse do të ketë një luftë të re në Ballkan “.

Kush do t’i ndalojë shqiptarët?

Politikani i CDU shtron pyetjen se me çfarë argumenti do t’u ndalohet shqiptarëve të bashkohen me Maqedoninë e Veriut, nëse do të do të lejohet shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë?

“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen në BE, por me kushtet tona.

Qëllimi është për të europianizuar Ballkanin dhe jo për të ballkanizuar Europën”, vuri në dukje Brad.

Në takimin mbi Ballkanin Perëndimor të mbajtur të hënën në mbrëmje në Berlin, Beogradi dhe Prishtina thjesht ranë dakord të “dyfishojnë përpjekjet e tyre” me ndërmjetësimin europian për të kontribuar në një dialog konstruktiv dhe për të gjetur një zgjidhje të pranueshme.

Analistët e shohin rezultatin si veçanërisht të dobët, pasi deklarimet e të dyja palëve në të kaluarën e fundit kanë përfunduar gjithmonë pa produkt.