Extra Bebe Rexha: Kjo nuk është shaka, një miku im vetëm 35 vjeç...

Bebe Rexha: Kjo nuk është shaka, një miku im vetëm 35 vjeç vdiq nga koronavirusi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka ndarë me fansat lajmin e trishtë se një nga miqtë e saj ka humbur jetën.

Përmes një postimi në Twitter, Bebe tregoi se shkak për vdekjen e tij është bërë koronavirusi. Këngëtarja gjithashtu ju ka bërë thirrje ndjekësve të saj, që të qëndrojnë të sigurt në shtëpi.

“Kjo nuk është një shaka. Një mik i një mikut tim sapo vdiq nga koronavirusi, në moshën 45-vjeçare. Qëndroni të sigurt brenda në shtëpi dhe bëni detyrën tuaj. Ju lutem”.