Extra Bebe Rexha në Shqipëri: Do kujdesemi për njëri-tjetrin, jemi djemtë dhe vajzat...

Bebe Rexha në Shqipëri: Do kujdesemi për njëri-tjetrin, jemi djemtë dhe vajzat e Nënë Terezës

Bebe Rexha është e vetmja nga artistet me origjinë shqiptare që ka ardhur në Shqipëri për të parë nga afër situatën në të cilën ndodhet vendi ynë pas tërmetit të fuqishëm që shkaktoi 51 viktima.

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha mbërriti në Bubq ku po viziton një nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Të pranishme kanë qenë dhe mediat dhe ajo ka dhënë një prononcim të shkurtër ku edhe ka shpjeguar arsyen e ardhjes këtu:

““Është shumë e vështirë të jem në Shqipëri në këto kohë të vështira, jam prej disa orësh këtu në Shqipëri, vetëm për kaq mund të qëndroj, të bëj shkëputje nga turneu im. Jam këtu të sjell ndërgjegjësim ndërkombëtar sa i takon rastit në Shqipëri. Dua të sigurohem që të jem afër familjeve. Dua që të falënderoj ata që kanë shpëtuar jetën e qytetarëve nën rrënoja. Puna nuk përfundon këtu në këtë moment, dua të sigurohem se projekti për rindërtimin do bëhet me kujdes.

Ajo gjithashtu ka thënë që e do vendin e saj dhe e ka thënë këtë në shqip: “E dua vendin tim. Të dua Shqipëri, kaq“.

“Pavarësisht se sa famë kam fituar, pavarësisht ku unë shkoj, kurrë s’do harroj se nga vij dhe që kam gjak shqiptari; e di që jemi të fortë, jemi djemtë dhe vajzat e Nënë Terezës dhe do kujdesemi për njëri-tjetrin. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, unë e dua vendin tim. Pavarësisht se nga cila sferë e jetës vini është shumë e rëndësishme që të ndihmoni, këta janë vëllezërit dhe motrat tona. Ndaj doja të vija sot, ta ndjeja, ta shihja me sytë e mi, jam e lumtur që jam këtu. Zemra më thyhet i kur shoh këta njerëz”, duke shtuar se në planet e saj të mëtejshme përfshihet edhe rindërtimi i shkollave.

Do të filloj me rindërtimin e dy shtëpive. Do më pëlqente të përfshihesha edhe në rindërtimin e shkollave“, tha Bebe.

Më pas ajo ka thënë në shqip për familjarët të cilët kanë humbur dy prej anëtarëve të tyre: “Zoti i qoftë në xhenet”.