Extra Bebe Rexha nuk i ndal fotot e nxehta në Instagram

Bebe Rexha nuk i ndal fotot e nxehta në Instagram

Ajo ditë më parë pati një paraqitje të shkëlqyer në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve muzikore, “Grammy Awards”.

Megjithëse nuk arriti të rrëmbejë trofe, Bebe Rexha u shfaq në tapetin e kuq me një veshje që i mahniti të gjithë.

Por, këngëtarja që nesër do të sjellë një këngë të re nuk i ka ndaluar “provokime” me foto të nxehta në Instagram.

Duke publikuar sekuenca dhe foto nga kënga e re, e cila do të jetë ritmike, Bebe ka zbuluar se fansat duhet të shtrëngojnë “zemrën” pasi do të tronditen nga skenat hot.

28-vjeçarja duket shumë seksi e shtrirë në një shtrat, ku vë në pah të pasmet bombastike.

“Unë nuk do të ndalem derisa të shkoj shumë larg”, shkruan biondina simpatike nën foto.