Kryesore Bebe Rexha u kërkoi shqipeve bashkëpunim, përgjigjet e 4 yjeve shqiptare janë...

Bebe Rexha u kërkoi shqipeve bashkëpunim, përgjigjet e 4 yjeve shqiptare janë epike!

Kërkesa e Bebe Rexhës bëri bujë mëngjesin e sotëm, pasi këngëtarja kërkoi një bashkëpunim me bashkatdhetaret e saj, Rita Ora, Dua Lipa, dhe Ava Max.

Nuk vonoi shumë dhe vajzat i kanë kthyer përgjigjen epike.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Dua Lipa i ka shkruar: Hajde shqipe!

Kjo do të thotë se Dua është super dakord që të bëjë një këngë me Ava-n, Bebe-n dhe madje edhe Rita Orën, edhe pse me këtë të fundit kanë pasur shpesh herë mosmarrëveshje.

Kërkesës i është bashkuar edhe Ava Max e cila ka komentuar: “Një ‘Lady Marmalade’ e re”!

Nuk ka vonuar as përgjigja e Rita Orës: “Jam shumë ok! I respektoj të gjitha këto femra të pabesueshme!”

Epo, le të kryqëzojmë gishtat!