Bota Bebi lind me Covid-19. Doktorët amerikanë: Prova më e fortë që mund...

Bebi lind me Covid-19. Doktorët amerikanë: Prova më e fortë që mund të infektohesh që në barkun e nënës

Një bebe që ka lindur me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas doktorëve është prova më e fortë që mund të infektohesh që në barkun e nënës.

Foshnja nga Teksasi u dërgua në terapi intensive sapo lindi, pasi nëna e saj kishte rezultuar pozitive me Covid-19. Edhe vogëlushja rezultoi pozitive një ditë pas lindjes. Ajo kishte vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë, dy nga shenjat e sëmundjes.

Shkencëtarët analizuan placentën dhe gjetën gjurmë koronavirusi. Kjo gjë, sipas tyre, vërteton se bebi është infektuar në barkun e nënës dhe jo pasi ka lindur. Përfundimin e tyre, shkencëtarët amerikanë e publikuan në “The Pediatric Infectious Disease Journal”.