Aktualitet Befason Banka Islamike për Zhvillim: 415 milionë euro ndihma për Shqipërinë

Befason Banka Islamike për Zhvillim: 415 milionë euro ndihma për Shqipërinë

Banka Islamike për Zhvillim konfirmoi angazhimin e madh për projektin e rindërtimit nga zonat e prekura nga tërmeti në vendin tonë.

Në Konferencën e Donatorëve, Banka Islamike për Zhvillim tha se do të japë 365 milionë euro për projekte në 5 vitet e ardhshme në fushën e infrastrukturës dhe arsimit kryesisht në zonat e prekura nga tërmeti.

Po ashtu 50 milionë euro të tjera shkojnë për ndihmë për ringritjen e biznesit.

“Ne presim të diskutojmë me partnerë të ndryshme për programe rindërtimi, ka shumë për të bërë. Grupi i bankave islamike jemi gati 356 mln euro në formë programesh dhe 50 mln euro për rikuperimin e biznesit. Këto programe do të përcaktohen në përputhje me Shqipërinë”, tha përfaqësuesi i bankave islamike.

Fondi i dhënë nga Banka Islamike për Zhvillim është institucioni që ka dhënë shumë më të madhe, rekord për pasojat e tërmetit në Shqipëri.