Kryesore Bëhet gati lista e 9 kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

Bëhet gati lista e 9 kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

Është gati lista e kandidatëve prej të cilëve do të përzgjidhen më në fund 9 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, gjykata më e rëndësishme në vend.

Por mësohet se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është në pritje të rezultateteve të “Vettingut” për dy gjyqtarët e shkallës së parë të Tiranës, Anila Kristani dhe Ilir Mustafaj. Gjyqtari Mustafaj ka dalë në seancë dëgjimore, por pritet të jepet vendimi përfundimtar.

Ndërsa për zonjën Kristani ende nuk është përcaktuar një datë konkrete për seancën e verifikimit.

Në listën e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese kandidatët vijnë nga gjyqësori dhe jashtë tij.

Për ata që nuk vijnë nga rradhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, kontrolli po kryhet nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili sapo të marrë edhe rezultatet e vettingut për gjyqtarët do të bëjë renditjen e propozimeve më të mira.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u ka dhënë mandat 8 relatorëve. Ata janë gjyqtarë dhe prokurorë që e kanë kaluar me sukses procesin e vettingut dhe profesionalizmi i tyre varet nga saktësia e kontrollit të dosjeve për 18 kandiatët e Gjykatës Kushtetuese.

Kandidatët kushtetutes jo gjyqtarë kanë plotësuar një formular vetëdeklarimi për të shkuarën e tyre njerëzore, për të ardhurat dhe pronat që zotërojnë.

Ndërsa kandidatët gjyqtarë janë në dorë të vettingut.

Me siguri dihet se nga 18 kandidatë, 10 vijnë nga gjyqësori, dhe 8 prej tyre e kanë kaluar procesin e vettingut.