Aktualitet Bëhuni gati për të ftohtin siberian që po vjen

Bëhuni gati për të ftohtin siberian që po vjen

Sinoptikanët kanë lajmëruar se duke nisur nga dita e nesërme në mbrëmje do të rikthehen temperaturat e ulëta, tipike për stinën e dimrit. Por instituti i Gjeoshkencave në Shqipëri bën me dije se temperaturat jo të zakonta, me pranverë të parakohshme do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

RESHJET

Të mërkurën priten reshje, që do të jenë mesatare deri intensive në shumicën e qarqeve. Ato mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në terrenet malore. Reshjet në formën e dëborës do të zbresin deri në 700m mbi nivelin e detit, ndërsa në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.
(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëbore e re)

TEMPERATURAT

E mërkurë, 17 dhjetor, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 °C / 16 °C
në vendet e ulëta: 6 °C / 16 °C
në vendet malore: 2 °C / 9 °C.

ERA

E mërkurë, 17 janar, do të fryjë erë e fortë në të gjithë territorin.