Sport “Bëje me pasion ose mos e bëj fare”; deklarata e Ibrës tremb...

“Bëje me pasion ose mos e bëj fare”; deklarata e Ibrës tremb tifozët e Milanit

“Bëje me pasion ose mos e bëj fare”. Në këto kohë moderne, të dominuara nga rrjetet sociale, një fjali e thatë si kjo, e postuar nga Zlatan Ibrahimovic mëngjesin e hershëm të kësaj të enjteje, është e mjaftueshme për drithëruar miliona tifozë të Milanit në botë. Me pak fjalë, nuk është një mesazh i mirë mëngjesi, për ta nisur ditën mbarë dhe me optimizëm.

Duket e vështirë për të mos e parë postimin e Ibrës, shoqëruar me një video të shkurtër, si referencë për ditët e trazuara që po kalon Milani në nivel korporativ. Mesazhi i sulmuesit suedez duket shumë si paralajmërim, si një përgjigje indirekte ndaj menaxhmentit kuqezi, që po planifikon të ardhmen pa njerëzit (Zvonimir Boban, para së gjithash, dhe Paolo Maldini) që e bindën atë të pranojë të rikthehet në Milano. Është sikur gjithë ky kaos, i paimagjinueshëm deri para disa javësh, po e bën atë të humbasë pasionin dhe qetësinë.

Elementë që e lejuan atë të ishte edhe një herë në qendër të universit kuqezi. Ibra pati një ndikim të fuqishëm në ekip, të gjithë e njohin këtë. Përveç cilësive të pamohueshme si futbollist, personaliteti i tij ishte i nevojshëm për ta shkundur grupin kuqezi. Zlatan ka një karakter të fortë, nuk është lloji që mund ta pranojë në heshtje dhe pasivisht dinamikën e caktuar të klubit. Ajo që po ndodh te Milani mund të reflektohet sigurisht, nëse jo në mënyrë të menjëhershme, në javët e ardhshme për të ardhmen e tij.

Rangnick, pothuajse me siguri trajneri i radhës i kuqezinjve, nuk do ta shihte Ibrën si një lojtar të domosdoshëm në ekipin e tij. Zlatan është i vetëdijshëm se nuk figuron se lojtari ideal për idetë dhe metodat taktike të trajnerit gjerman. Kjo është arsyeja pse fraza “bëje atë me pasion, ose mos e bëj fare”, postuar herët në mëngjes, ka gjithë ajrin e të qenurit një paralajmërim, që mund t’i bëjë tifozët e Milanit të dridhen.

View this post on Instagram

Do it with passion or not at all

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic) on