Politika Bejko: Më 11 Dhjetor Berisha mban kryefoltore, skenarët e mundshëm për fatin...

Bejko: Më 11 Dhjetor Berisha mban kryefoltore, skenarët e mundshëm për fatin e PD

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Roland Bejko ka deklaruar se Kuvendi i thirrur më 11 Dhjetor nga Sali Berisha do i ngjajë një kryefoltore për interesat personale të këtij të fundit. Bejko tha në Publikisht në RTSH se ai fshihet pas një projekti politik për të marrë mbështetjen e atyre që duan largimin e Bashës.

“Me datën 11 do të ketë një kryefoltore për interesat personale të zotit Berisha. Ai do të fitojë Partinë Demokratike. Kolegët e mi menduan se duke dëgjuar zotin Berisha që artikuloi një projekt politik për interesat e tij, do largonin Bashën për shkak të interesave personale që kanë me të. Zoti Berisha duke qenë se është në nevojë është gati të japë gjithçka tani”, tha Bejko.

Ai theksoi se edhe sikur 90% e demokratëve të binden për të shkuar në foltore nuk përkthehet si vendim i drejtë por si një alternativë me shpresën për të larguar Ramën nga pushteti.  Sipas tij ka dy skenarë që shqetësojnë për fatin e Partisë Demokratike.

“Ajo që më bën përshtypje te Berisha është fakti se kur është në foltore hedh teza të tilla sikur është kundër Berishizmit. Berisha e ka drejtuar partinë në kushte gjysmë demokratike dhe gjysmë autoritare. Zoti Berisha duhet të kishte dalë që në datë 25 prill dhe jo të priste datën 9 shtator. Nuk jemi në krizë kryetari. Kryetari u zgjodh me 80% të votave.

Duke qenë se zoti Berisha ka autoritet në PD duke përfituar edhe nga dëshpërimi që kanë demokratët pas humbjes së zgjedhjeve, u jep shpresën. Kriza ishte personale e zotit Berisha. Nuk janë pak njerëz që më telefonojnë dhe më thonë jemi dakord me linjën që ndjek. Edhe 90% të shkojnë në foltore nuk do të thotë që kanë të drejtë. Më shqetëson fakti që në rastin më të keq PD do të ndahet dhe në rastin më të mirë do të ketë negociim”, u shpreh Bejko.