Kryesore Belind Këlliçi zyrtarisht kandidati i PD për Tiranën, tërhiqet Alimehmeti

Belind Këlliçi zyrtarisht kandidati i PD për Tiranën, tërhiqet Alimehmeti

Belind Këlliçi është zyrtarisht kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ai përfundoi në balotazh në primaret e mbajtura një ditë më parë nga PD së bashku me Ilir Alimehmetin, por ky i fundit njoftoi sot tërheqjen nga gara.

 “Jemi këtu më pak se 24 orë nga Primaret ku anëtarësia shprehu vullnetin me votë për herë të parë, në respekt të votës e duke falënderuar çdo votues, për një proces që shkoi pa asnjë vërejtje , u numërua me transparencë të plotë.

Respekt votës së anëtarësisë, falënderoj çdo votues e numërues për një proces që shkoi nga fillimi në fund me transparencë brenda një kohe të shkurtër. Nga fillimi i këtij procesi isha i bindur se anëtarësia duhet të shprehej.

Kam qenë i bindur se ishte anëtarësia që duhet ë kishte rol kryesor. Anëtarësia fli në favor të kandidatit pranë meje, Belind Këlliçit, djalë i shkëlqyer, nga ana politike e njihni mjaft mirë. Sido të shkonte do isha në krah të kandidatit apo kandidates, në këtë rast kandidatit që do gëzonte votën e anëtarësisë. Duhet njohur vota dhe duhet kuptuar siç duhet”, tha Alimehmeti.

“Do të adaptojmë model amerikan të garës, modelin presidencial. Kam kënaqësinë time më të madhe të prezantoj krahun tim të djathtë në këtë fushate deri në 14 maj, dhe pas 14 majit nënkryetarin e bashkisë së Tiranës”, u shpreh Belind Këlliçi.