Kuriozitete Bën pesë aksidente me makinë brenda 30 minutash

Bën pesë aksidente me makinë brenda 30 minutash

Policia gjermane po heton një seri aksidentesh të shkaktuara nga një grua, brenda një kohe shumë të shkurtër në një zonë rurale, e cila shkaktoi një viktimë dhe disa të plagosur.

”Shoferja 44-vjeçare, e cila shkaktoi pesë aksidente brenda gjysmë ore, po mjekohet në spital dhe ende nuk është në gjendje të merret në pyetje”, tha një zëdhënës i prokurorit në Muenster.

Policia ka nisur një hetim për incidentin.

Sipas gjetjeve fillestare, gruaja vuante nga një sëmundje psikologjike dhe kishte qenë në trajtim për disa vjet.

Gjatë serisë së aksidenteve, dje në mëngjes, një çiklist 47-vjeçar u vra dhe katër persona u plagosën, përfshirë shoferen.

Dy persona, të moshës 63 dhe 64 vjeç u plagosën rëndë dhe një 72-vjeçar u plagos lehtë.

Katër nga aksidentet ndodhën në qytetin rural të Lienenit, në landin e Nordrhein Westfalen.

Në aksidentin e fundit gruaja goditi një pemë.