Ekonomi “Bëni pagesa dixhitale”, OBSH: Koronavirusi mund të përhapet nga kartëmonedhat

“Bëni pagesa dixhitale”, OBSH: Koronavirusi mund të përhapet nga kartëmonedhat

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar që njerëzit të mos paguajnë me kartëmonedha, por të gjejnë mënyra pagese pa para’ në dorë, pasi, sipas saj, kartëmonedhat mund të përhapin virusin.

“Të gjithë ata që kanë përdorur kartëmonedha, duhet të lajnë menjëherë duart pasi Covid-19 mund të qëndrojë te paratë ashtu si në çdo sipërfaqe tjetër për disa ditë”, thonte përpara disa ditësh OBSH, ndërsa sot ka këshilluar që njerëzit të bëjnë pagesa dixhitale.

Në të gjithë botën, numri i rasteve me koronavirus ka kaluar shifrën 109 000, me mbi 3 800 të vdekur dhe mbi 60 000 të shëruar.