Sport Benzema, lamtumirë mes lotësh: Faleminderit Real Madrid, me ty fitova gjithçka kisha...

Benzema, lamtumirë mes lotësh: Faleminderit Real Madrid, me ty fitova gjithçka kisha ëndërruar ndonjëherë si fëmijë

Emocione dhe lot. Lamtumira e Benzema nga Real Madridi është fundi i një historie të gjatë dashurie, që zgjati për 14 vite. Një konferencë shtypi për të thënë lamtumirë mes falenderimeve dhe lotëve të mbajtur me vështirësi në fytyrë. ‘Karim The Dream’, pseudonimi që i kishin vendosur shumë fansa, përshëndeti ‘Los Blancos’.

Po, sepse ka plotësuar shumë ëndrra, në këtë rrugëtim me merenguesit i ka bërë të vërteta. Një vitrinë plot me trofe skuadre (deri në 25) dhe gjithashtu personalë, më i fundit është “Topi i Artë” i fituar më 2022.

Një rrugëtim që e pa atë të rritet nga djalë 21-vjeçar në një burrë të aftë për t’i tërhequr përpara shokët e skuadrës në fushë dhe jashtë saj. Nga sulmuesi i panjohur në legjendë të Real Madridit, sepse legjendat janë të destinuara të mbeten përgjithmonë në historinë e klubit të bardhë.

“Përshëndetja e tij shënjoi tifozët madrilenë, por edhe të gjithë dashamirët e futbollit të prekur nga magjia e Karim në fushë”, – tha presidenti Florentino Perez, përpara se t’ia jepte fjalën Benzema.

Në konferencën për shtyp, francezi tha: “Është e vështirë të flasësh me kaq shumë emocione, por doja të falënderoja Real Madridin dhe shokët e mi. Ka qenë një rrugëtim i mirë në jetën time. Nuk do ta harroj kurrë Real Madridin. Është e pamundur, është klubi më i mirë në histori. Por mendoj se sot është koha për t’u larguar dhe për të nisur një histori tjetër.

Unë pata fatin të realizoj ëndrrën time si fëmijë falë presidentit Florentino Perez. Kur e pashë presidentin, thashë: Është njeriu që solli në Madrid Ronaldon dhe Zidane. Ishte e pabesueshme. Sot është koha për t’u larguar dhe për të filluar një histori tjetër. Kam fituar gjithçka që kam ëndërruar ndonjëherë si fëmijë”.

Më pas falënderoi Ancelottin: “Ai më dha besimin e tij që në fillim. Mësova shumë prej tij si trajner. Është një ditë pak e trishtuar, sepse po largohem nga klubi im. Kur kam nënshkruar për Real Madridin doja të tërhiqesha këtu nga futbolli, por gjërat ndryshojnë rrugës. Unë do të jem gjithmonë tifoz i Real Madridit. Faleminderit gjithashtu tifozëve që më dhanë gjithmonë forcë. Faleminderit të gjithëve, me të vërtetë”.