Aktualitet Berat/ Makina përplas për vdekje fëmijën 3-vjeçar

Berat/ Makina përplas për vdekje fëmijën 3-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Drenovicë në Berat. Makina ka aksidentuar një fëmijë 3-vjeçar, i cili ka humbur jetën.

Pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja. Por policia ka mundur të identifikojë dhe të arrestojë shoferin e makinës, shtetasin me iniciale A.H. 48-vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Ura Vajgurore.

“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se në fshatin Drenovicë, shtetasi A.H, duke drejtuar mjetin tip Benz ka goditur një fëmijë 3 vjeç, i cili ka humbur jetën. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Seksioni për të Mitur, për veprime të mëtejshme”, theksohet në njoftimin e policisë