Aktualitet Berat/ OFL u kërkon deklarimin e pasurisë dy të dënuarve për prostitucion...

Berat/ OFL u kërkon deklarimin e pasurisë dy të dënuarve për prostitucion e drogë

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar të mërkurën dy shtetasve në Berat, të dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik të lëndëve narkotike, formularin e vetëdeklarimit të pasurisë.

Kërkesat i kanë shkuar shtetasve Mikel Hoxha, banues në Berat, dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” dhe shtetasit Saimir Petova, banues në Berat, dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.