Kryesore Berisha: Basha ka disa vite që nuk shkon në SHBA, vendimin e...

Berisha: Basha ka disa vite që nuk shkon në SHBA, vendimin e mori për interes personal

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se vendimin për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, Lulzim Basha e bëri për arsye personale. Në Zonë e Lirë, ish-Kryeministri tha se nuk kishte dijeni nëse Basha ishte “non grata” në SHBA, por theksoi se ai nuk shkon në këtë vend prej disa vitesh.

“Ka disa vite që nuk shkon në SHBA. Gjithçka e ka bërë vetëm për veten e tij. Gjithçka e ka bërë në funksion të interesit të tij personal. Ka udhëtime të anuluara. Unë di ai me mua ka bërë një bisedë 3 ditë përpara ku më thotë se si do ia bëjmë se na del probleme i atij ligjit, të dekriminalizimit. I them nuk ka asnjë lidhje, kurse ky është në përgjithësi”, tha Berisha.

Berisha tregon se çfarë do të bëjë kundër Bashës

Cili do të jetë aksioni i Sali Berishës kundër Lulzim Bashës? Ish-kryeministri u përgjigj në emisionin “Zonë e Lirë” në lidhje me aksionin që do të marrë kundër Bashës.

“Aksioni im kundër Lul Bashës është rivendosja, konsulta, debati me anëtarët e PD, aktivistët e PD, drejtues të PD, së pari për mënyrën sesi Lulzim Basha vendosi duke shkelmuar çdo pikë, rregull staturor. Së dyti, lulzim Basha me këtë veprim, me një akt pabesie synonte pa asnjë diskutim të hapë rrugën e bashkëpunimit me Edi Ramën. 100 përqind i besoj marrëveshjes me Edi Ramën. Kam pasur dyshime, por nuk e kam ditur se ka marrëveshje”, tha Berisha.