Politika Berisha: Bashkëqeverisjen e Bashës me Ramën e pengova unë

Berisha: Bashkëqeverisjen e Bashës me Ramën e pengova unë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar foltoren me demokratët në Fushë-Krujë.

Lideri historik i demokratëve tha se kryetari Basha ka menduar për interesat e tij dhe se si të shkonte drejt bashkëqeverisjes me Edi Ramën.

Por Berisha tha se këtë vendim ia ka penguar vetë ai Lulzim Bashës.

“Edi Rama shkelmonte nga zgjedhjet në zgjedhje mbi votën tuaj. Opozita dështoi në çdo aksion, dhe jo për fajin tuaj sepse ju keni sakrifikuar këto 8 vite sa asnjëherë tjetër me shpresë që PD të kthehej në pushtet, por sakrifikuat për shkak të një kryetari i cili mendonte për veten, për interesat e tij dhe mendonte në mënyrë absolute se si të shkonte në bashkëqeverisje me Edi Ramën. Nëse ka një vendim për të cilin e ka penguar Sali Berisha, ju garantoj se është vetëm ky vendim. Vetëm ky vendim dhe e kam bërë atë me ndërgjegjen më të thellë se një aleancë me krimin, me korrupsionin do të ishte dita më e zezë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Berisha.