Politika Berisha: Do koordinohemi me opozitën e vendeve të rajonit për të groposur...

Berisha: Do koordinohemi me opozitën e vendeve të rajonit për të groposur Ballkanin e Hapur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi këtë të premte se opozita shqiptare do të koordinohet me opozitën e vendeve të tjera për të groposur, sipas tij, sa më shpejt Ballkanin e Hapur. Berisha përshëndeti protestat në Mal të Zi kundër kësaj nisme.

Po ashtu, ish-kryeministri theksoi se nëse Rama, Vuçiç dhe Kovačevski tentojnë të mblidhen në Tiranë për Ballkanin e Hapur, ato që do të pasojnë do të jenë protesta të fuqishme.

“Do koordinohemi me opozitën e vendeve të tjera për të groposur sa më shpejt Ballkanin e Hapur. Ne jemi të përcaktuar përfundimisht vetëm për Procesin e Berlinit. Nuk heq dorë Edi Rama se është vasal, nuk e ka në dorë veten. E garantoj se nëse do të tentojë të mblidhet këtu, do ketë protestat më të fuqishme. Edhe ata dy të tjerët i paralajmëroj, të mos vijnë në Shqipëri për Ballkanin e Hapur. Për marrëdhëniet bilaterale nuk kemi gjë, edhe pse Aleksandër Vuçiç e ka vendin në Hagë“, tha Berisha.