Politika Berisha: Edi Rama ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar

Berisha: Edi Rama ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi këtë premte se kryeministri Edi Rama ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar.

“Unë mund t’ju deklaroj se personalisht Edi Rama, është sipas të gjitha indicieve, ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar“, u shpreh Berisha.

Më herët gjatë fjalës së tij, Berisha tha se në operacionin për shkatërrimin e sistemeve dixhitale janë përfshirë edhe hakera të qeverisë, rusë dhe serbë përveç atyre iranianë.

Berisha hodhi akuza se shkatërrimi i sistemeve dixhitale është bërë për të zhdukur provat për lidhjen e krimit të kryeministrit Edi Rama, Taulant Ballës, Damian Gjiknurit dhe Erion Veliaj.