Politika Berisha i vuri ultimatum, Rama poston videon e një bufi: Specie helmuese...

Berisha i vuri ultimatum, Rama poston videon e një bufi: Specie helmuese shumë armiqësore

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur me ironi akuzave të liderit të opozitës, Sali Berisha.

Duke postuar në rrjetet sociale një video të një bufi, Rama shkruan: “Bufi i kënetës është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit”.

Togfjalëshin “bufi i kënetës” kreu i qeverisë e ka përdorur shpesh ditët e fundit, duke iu referuar në këtë mënyrë kryetarit të Partisë Demokratike,  Sali Berisha.

Reagimi i Ramës vjen pas Sali Berisha paralajmëroi sot kryeministrin që “të mos guxojë për protestë tjetër para SPAK”.

Kjo referuar, qytetarëve dhe punonjësve të bashkisë që u mblodhën para këtij institucioni në mbështetje të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas Berishës, në rast se kjo gjë përsëritet, opozita do të kundërpërgjigjet me protestë e cila thekson ai “do jetë përfundimtare për Ramën”.